Shkruar nga Diplomatico
Deklaratat për Hamasin ndezin reagimin e mediave pranë Ankarasë, ndërsa pjesëmarrja në konferencën e Netanyahut e vendos kryeministrin shqiptar në një listë politike që bie ndesh me identitetin e majtë të PS-së…
Një ditë pas fjalimit të Edi Ramës në Knessetin izraelit, qarqe mediatike të lidhura me presidentin turk Erdogan nisën një sulm frontal ndaj kryeministrit shqiptar, duke glorifikuar Hamasin dhe duke e paraqitur Ramën si instrument të Netanyahut. Përplasja shënon krisjen më serioze në raportin Rama–Erdogan dhe sinjalizon një tentativë për polarizim politik edhe në Shqipëri. Ndërkohë, pjesëmarrja e Ramës në Konferencën për Antisemitizmin, e dominuar nga figura të ekstremit të djathtë ndërkombëtar, e pozicionon atë në një kamp politik që rrezikon marrëdhëniet e Partisë Socialiste me Internacionalen Socialiste dhe të majtën europiane.
Një ditë pas fjalimit të Edi Ramës në Knessetin izraelit, duket se ka nisur një përplasje e fortë me mentorin dhe mikun e tij, Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit ka shtyrë një reagim të ashpër ndaj Edi Ramës përmes qarqeve mediatike pranë tij në botën shqiptare.
Sipas të gjitha gjasave, kjo është vetëm prologu i një lufte që do të ketë viktimat dhe objektivat e saj. Një nga këto objektiva është krijimi i një polarizimi në Shqipëri, në raport me atë që Edi Rama deklaroi për Hamasin në Parlamentin izraelit, duke e cilësuar si xhelat të popullit palestinez.
Një nga mediat më pranë Erdoganit, e cila e quan veten portal kombëtar me pronar në Kosovë, por që botohet në Shqipëri, e sulmon egërsisht Edi Ramën dhe njëkohësisht lartëson organizatën Hamas.
“Gomarrllëkun më të madh Rama e tha mbi Hamasin, një rezistencë vitale e gjeniale, e cila ka çuar në poshtërim shtetin gjaksor sionist, duke e sfiduar atë dhe të gjitha fuqitë ushtarake e politike që e mbështesin. Pikërisht këtë kërkonte Netanyahu që të thoshte Rama, si kukull e kurdisur në dorën e sionistëve”, thekson kjo media pranë Erdoganit.
E njëjta media, edhe pse botohet në Shqipëri, nuk shfaq asnjë skrupull ndaj një organizate që më 7 tetor 2023 vrau mbi 1 mijë persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, dhe mori peng mbi 200 të tjerë. Persona që u masakruan me breshëri armësh në një pyll pranë detit, ndërsa po festonin në një event muzikor.
Si mund të quhet rezistencë një organizatë që vret në gjak të ftohtë. Kështu e quajnë qendrat politike që e financojnë dhe e strehojnë, ku shërbimi sekret turk MIT konsiderohet një nga mbështetësit kryesorë në aktivitet. I njëjti shërbim që ka financuar dhe rekrutuar “gazetarë” fanatikë të xhihadit, të cilët glorifikojnë vrasjen e civilëve të pafajshëm.
Por nuk mbaron këtu, pasi mediat pranë Erdoganit e quajnë Hamasin qëndrestar, ndërsa shqiptarët i etiketojnë si frikacakë që ikin nga regjimi i Edi Ramës.
“Rezistenca palestineze, përballë një prej ushtrive më mizore pushtuese, ka shfaqur një gjenialitet të pashembullt, si në ndërtimin e tuneleve ashtu edhe në taktikat e luftës, duke turpëruar një ushtri që paraqitej si moderne. Ndaj kjo ushtri moderne u detyrua të vrasë gra dhe fëmijë, pra të ushtrojë gjenocid, duke u zhytur njëkohësisht në një krizë të brendshme, e reflektuar në dhjetëra vetëvrasje të ushtarëve dhe oficerëve për shkak të traumave psikologjike. Ndërsa Rama, në detyrën e tij për të mirëqeverisur Shqipërinë dhe për ta reformuar atë, ka dështuar keqazi, duke e lënë vendin më keq se sa e mori në vitin 2013”, shkruan kjo media.
“Populli i Gazës nuk ikën prej Hamasit, ndërsa shqiptarët e braktisin Shqipërinë e qeverisur prej Ramës. Ja ky është dallimi: Hamasi e nxit popullin ta dojë tokën e tij, edhe me sakrifica dhe gjak foshnjash, ndërsa Rama i çon shqiptarët drejt urrejtjes për atdheun e tyre”, vijon artikulli.
E gjithë kjo përbën një palaçollëk të rëndë propagandistik, edhe pse brenda tij ka elementë realë, si masakra në Gaza, e cila duhet dënuar, ashtu si duhet dënuar edhe tmerri i 7 tetorit.
Situata tregon përpjekje për të krijuar një polarizim që nuk ka asnjë lidhje reale me interesat e shqiptarëve.
Në fakt, Edi Rama në vizitën e tij në Izrael është përballur me një fiasko politike që në ditën e tretë.
Kjo ndodhi pikërisht në Konferencën për Antisemitizmin, e cila nuk ishte një tubim përfaqësues i gjithë spektrit politik izraelit, por një miting i së djathtës sovraniste MAGA dhe i ekstremit të djathtë global.
Në këtë takim nuk morën pjesë figura kyçe të së djathtës botërore, por kryesisht përfaqësues të dorës së dytë, çka tregon se kryeministri Netanyahu është bojkotuar edhe nga aleatët e tij tradicionalë.
Trump dërgoi një figurë të nivelit të tretë. Argjentina përfaqësohej nga ministri i Financave. Hungaria nga një instruktor partie. Brazili nga djemtë e Bolsonaro-s. Ndërsa nga Franca dhe Austria morën pjesë figura të rëndësishme të së djathtës.
E përditshmja izraelite në gjuhën angleze Times of Israel shkruan se “ndër figurat politike pjesëmarrëse janë zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritarë nga spektri konservator, përfshirë ish-kryeministrin australian Scott Morrison, ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ministrin e drejtësisë së Argjentinës Mariano Cúneo Libarona, ministrin hungarez për Çështjet e BE-së János Bóka, senatorin brazilian Flávio Bolsonaro dhe ambasadorin amerikan në Izrael Mike Huckabee”.
Lista përfshin gjithashtu autorin dhe regjisorin Dinesh D’Souza, juristen britanike Natasha Hausdorf, drejtorin ekzekutiv të Babylon Bee Seth Dillon dhe ish-Miss Izraelin Noa Cochva.
Edi Rama, lider i Partisë Socialiste Shqiptare, gjendet në një listë ku dominojnë figura të së djathtës ekstreme. Asnjë parti e majtë europiane nuk ka takuar Netanyahun, madje shumë prej tyre kanë deklaruar se do ta arrestonin nëse shkel në territorin e tyre.
Sa do të ndikojë kjo pozicionim në të ardhmen e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste dhe Partinë Socialiste Europiane, mbetet për t’u parë. Zërat flasin për reagime të forta, ndoshta edhe përjashtim, por kjo kërkon një analizë më vete./PamfletiDeklaratat për Hamasin ndezin reagimin e mediave pranë Ankarasë, ndërsa pjesëmarrja në konferencën e Netanyahut e vendos kryeministrin shqiptar në një listë politike që bie ndesh me identitetin e majtë të PS-së…

Sa do të ndikojë kjo pozicionim në të ardhmen e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste dhe Partinë Socialiste Europiane, mbetet për t’u parë. Zërat flasin për reagime të forta, ndoshta edhe përjashtim, por kjo kërkon një analizë më vete.