Kirurgu Roland Alili shënon sukses të radhës në Spitalin e Tetovës: Realizon ndërhyrjen e rrallë te foshnja me gjashtë gishtërinj
Spitali i Tetovës dëshmon edhe një herë profesionalizmin dhe ngritjen e standardeve mjekësore, duke shënuar një tjetër sukses në fushën e kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive.
Në këtë institucion shëndetësor është kuruar me sukses një rast i rrallë te një foshnjë e lindur me gjashtë gishtërinj. Ndërhyrja kirurgjikale për largimin e gishtit të tepërt u krye me sukses të plotë nga kirurgu i njohur, Roland Alili.
Ky operacion shtohet në listën e ndërhyrjeve të para të kirurgjisë plastike që kirurgu Alili i ka jetësuar me sukses në Spitalin e Tetovës, duke dëshmuar se shërbimet e avancuara mjekësore po bëhen gjithnjë e më të qasshme për qytetarët në vend. Ky zhvillim konfirmon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kapaciteteve profesionale që Spitali i Tetovës ofron për pacientët e tij.

