Lajme

Kadriu: Nëse preket Neni 23 i ligjit, shqipja zyrtare zhbëhet

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat theksoi që nëse shfuqizohet neni 23 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka të bëjë me harmonizimin e ligjit me ligjet tjera, atëherë përdorimi zyrtar i shqipes do të zhbëhet.

Osman Kadriu: “Në qoftë se abrogohen këto dispozita atëherë gjuha shqipe e humb atributin të jetë gjuhë zyrtare në shtet”.

Arta Tahiri: “Që do të thotë zotëri Kadriu, që t’ia sqarojmë dhe opinionit. Shfuqizimi i këtyre pjesëve të nenit 23 e zhbën Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve?”

Osman Kadriu: “Sigurisht. Vjen në pyetje në tërësi ligji, se ne do të kishim vetëm përdorim gjysmak të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, ndërsa përdorimi gjysmak nuk nënkupton gjuhë zyrtare në shtet”.

3sgIgLJ.png