Lajme

EVN Maqedoni bëri donacion një klasë në Koçani

: Shkolla e mesme komunale “Gosho Vikentiev” në Koçani është furnizuar me një klasë të re, të dhuruar nga EVN Maqedoni, e dedikuar për përvetësimin e njohurive dhe aftësive të lidhura me proceset e punës në sektorin elektroenergjetik. Nxënësit do të kenë mundësi të punojnë me pajisje, materiale dhe vegla që përdoren në punën e përditshme të elektromontuesve të Elektrodistribuimit, duke përfshirë edhe pajisje për tension të ulët dhe të mesëm. Klasa është e pajisur me mjete për siguri dhe shëndet në punë, me qëllim që nxënësit që gjatë arsimimit të njihen me standardet për punë të sigurt.

“Investimi në arsimin praktik është investim në të ardhmen e sektorit energjetik. Me këtë klasë duam t’u mundësojmë nxënësve që gjatë arsimimit të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me pajisjet dhe materialet që janë pjesë e punës sonë të përditshme, por edhe t’i njohim me standardet e larta për punë të sigurt dhe të përgjegjshme. Në këtë mënyrë krijojmë një bazë më të mirë për përgatitjen e tyre profesionale dhe për kuadrot që do ta ndërtojnë këtë sektor në të ardhmen”, deklaroi z. Matias Shaibelrajter, Menaxher i Elektrodistribuimit.

Më shumë se një e treta e nxënësve të drejtimit elektroenergjetik në shkollë, përkatësisht 19 nga gjithsej 54 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt, realizojnë trajnim praktik në kompani. Klasa e re do t’u mundësojë përgatitje shtesë praktike, ndërsa do të jetë në dispozicion edhe për gjeneratat e ardhshme të nxënësve të këtij drejtimi.

“Çdo nxënës që realizon mësimin praktik ka mentorin e tij dhe ndiqet në mënyrë të vazhdueshme gjatë procesit arsimor. Përmes punës me kolegët tanë, nxënësit njihen me mjedisin e punës, mënyrën e punës dhe kulturën e kompanisë”, deklaroi z. Fisnik Oseku, Udhëheqës i Burimeve Njerëzore në EVN Maqedoni.

Për nxënësit që do të shfaqin interes për punë në kompani dhe do të dallohen me qasje serioze dhe të përgjegjshme, disiplinë dhe proaktivitet, pas përfundimit të arsimit ekziston mundësia për punësim në kompaninë bijë, Elektrodistribuimi.

3sgIgLJ.png