Shkup -Grupi i punës për reforma në legjislaturën zgjehdore sot e mbajti mbledhjen e 11-të ku u shqyrtuan çështjet e mbetura të hapura dhe propozimet për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjehdor, në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së, informoi Ministria e Drejtësisë.
Siç ceket në kumtesë, anëtarët e grupit të punës këmbyen mendime rreth propozimeve të parashtruara nga partitë politike, me ç’rast u konstatua se një pjesë e konsiderueshme të vendimeve janë të harmonizuara dhe la shkallë të lartë të konsensusit.
“Partitë politike gjatë ditës së nesërme, në formë elektronike duhet të deklarohen për disa propozime të caktuara pas çka pritet të përgatitet zgjidhje ligjore e cila do të dalë nga vendimet e harmonizuara dhe do të dërgohet në procedurë të mëtutjeshme”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

