Në shenjë proteste dhe mbështetjeje për studentët shqiptarë, profesori universitar Bashkim Selmani hoqi kollaren gjatë intervistës në Alsat, Ai u bëri thirrje profesorëve, mësuesve dhe intelektualëve që të veprojnë njësoj, duke thënë se ata kanë dështuar përballë studentëve. Sipas Selmanit, studentët sot po realizojnë në rrugë atë që profesorët nuk arritën ta bëjnë në universitete. Selmani apeloi që protestat e studentëve të mos përbuzën, duke theksuar se ata janë e ardhmja dhe vetë shteti.
Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm – VIDEO

