Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër deklaratë të fortë politike, këtë herë duke e cilësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si viktimë të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës në Syri TV, Ahmetaj deklaroi hapur se Rama ka qenë ai që e ka çuar Veliajn drejt burgut, jo për drejtësi, por për spektakël dhe llogari politike.
-Erion Veliaj thotë më futi Rama në burg.
Ahmetaj: E ka futur Rama në burg. Po. Erion Velinë, më fal se do të kthehem prapë këtu. Erion Veliaj është viktimë e Ramës. Dhe e ka gënjyer në mënyrë të vazhdueshme për të bërë spektakël që ta arrestonte në zyrë. Edi Rama është tallur me Erion Velinë dhe e ka degjeneruar publikisht me qëllim. Për statistikë, për heqje qafe dhe po ta shikoni përse e ka futur në burg, s’ka lidhje fare me depozitën. Se e mban…
-Se depozita është e Ramës.
Ahmetaj: O se depozita s’duhet ngacmuar, se i kthehet Erion Veliaj thotë atij unë i kam bërë për ty këto. Dhe po ta shohësh ti, i lirojnë asetet X-it dhe Y-it.
4 ORE ME PARE
“Çfarë e lidh Pirro Vengun me këtë parti?”, Ahmetaj shpall vdekjen e PS: Qeveria sot është ish-Bashkia e Tiranës

Ahmetaj Rama
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual përfaqëson në thelb ish-Bashkinë e Tiranës dhe jo më një forcë politike me identitet ideologjik. Në intervistën e dhënë për Syri TV, Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Ahmetaj: Po ta shohësh sot, qeveria është ish-Bashkia e Tiranës dikur. Të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një. Të gjithë. Ku është Partia Socialiste? Kush është partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Pirro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka Ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me partinë, me Partinë Socialiste? Ka qenë, te tenderat e Antës, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E
kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër? Çfarë ka ndodhur me parlamentin? Një nga shtyllat e shtetit. Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën, e të majtës, e Partisë Socialiste. Se mua më vjen keq se është socialisti kokulur dhe është kupola e Partisë Socialiste.
Ka një grup që janë rrogtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje, kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendos të heshtin. Ka dhe një grup, jo i vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra, Partia Socialiste fatkeqësisht ka vdekur. Dhe ata dy-tre njerëz normalë, përtej çdo lloj afere, ke dëgjuar njeri?
4 ORE ME PARE
“Më tha ky ja ka dorëzuar shtetin krimit”, Ahmetaj: Pse i kërkoj falje Ditmir Bushatit

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se i pari që e ka njohur shumë mirë Edi Ramën ka qenë Ditmir Bushati. Në ‘Syri TV’, ai i kërkoi falje, pasi sipas tij, e paralajmëroi se Rama ja ka falur shtetin krimit. Ahmetaj ka treguar se pse u rikthye në qeveri pas largimit si ministër i Financave.
Ahmetaj: Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? Thashë u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën, në zyrën time të vogël, aty, ministër shteti dhe ka thënë, të lutem, bëje edhe, se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë.
-Kush të ka ardhur në zyrë, Rama?
Kreu i organizatës.
-Tek zyra jote e vogël?
Po, të vockël, zyrë e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirës dhe më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. Nuk e kam pranuar. Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por ndër vite, 21 pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri.
4 ORE ME PARE
“Ti na premtove që do e shkrije”, Ahmetaj zbulon SMS-të që shkëmbente Edi Rama: Aty nisi intriga ndaj meje

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar një tjetër episod tronditës nga prapaskenat e pushtetit, duke deklaruar se ka parë mesazhe telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe një tjetër personi kundër tij.
Në intervistën e dhënë për Syri TV, Ahmetaj tha se këto komunikime lidhen drejtpërdrejt me emërimin e tij si zëvendëskryeministër.
Ahmetaj: Unë ju thashë edhe në intervistën, unë kam parë SMS të kreut të organizatës. Kur dikush i thotë, po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër? E kam të ndarë unë me një nga ish-kolegët e mi këtë gjë. Dhe do t’i kthehem një moment këtij ish-kolegut se kam një falje për t’i kërkuar.
Dhe Rama thotë dardha e ka bishtin mbrapa. Dhe pastaj filloi intriga. Dhe vjen se ju referove këtë dubëll standardit. Në njërën anë thotë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar…
-Do zgjatem dhe pak këtu sepse kjo është interesante. Një ish-kolegu juaj ka SMS me kryeministrin kur i thotë…
Jo, jo jo jo, jo ish-kolegu im. Një person i tretë.
-Ka SMS me kryeministrin…
Po, po, një nga këta që del…
-Pse e bëre zëvendëskryeministër?
Një nga këta që del tek lotet T T V V, K K, B B, L L. Po. Po. I shkruan kryeministrit, pse e bëre zëvendëskryeministër? Ti na the që do ta shkrije, pse…
-Edhe përgjigja e kryeministrit?
Dardha e ka bishtin mbrapa. Po nuk ka rëndësi më.
4 ORE ME PARE
“Jam kërcënuar me vdekje në tetor”, Ahmetaj tregon mesazhin: Ishte numër nga Venezuela!

Arben Ahmetaj
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se ka marrë 3 mesazhe kërcënuese me vdekje në muajin tetor të vitit të kaluar.
Madje njërin prej tyre zgjodhi të tregonte që është me numër nga Venezuela.
“Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t’u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri?”, -u shpreh Ahmetaj në Syri Tv.
Arben Ahmetaj: Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni? Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela. Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informale, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t’u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi. Unë lutem që të mos, lutem që të jetë koincidencë. Lutem që të jetë, të jetë koincidencë sepse në qoftë se s’do ishte koincidencë, besoj që një pusetë e re do hapet në raport me të gjithë njerëzit e përfshirë që kërcënojnë mua dhe familjen time. Po të them një gjë zoti Peka, se ë, sigurisht që unë jam futur në një psikozë, bindje që në pikën që unë jam, në padrejtësinë që më është bërë, për mua, e drejta ka shumë vlerë. Madje, jeta ime s’ka vlerë as sa gjysma e të vërtetës më, në raport me daljen e të vërtetës dhe në raport me sigurinë e familjes time. Në këtë psikozë jam. Dhe po ta them ty dhe po ja them dhe shqiptarëve.
4 ORE ME PARE
“Rama ka 4 depozita”, Ahmetaj tregon se si kryeministri ka mbushur xhepat

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.
Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.
Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.
-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…
Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.
4 ORE ME PARE
Ahmetaj: Ligjin në vend e bëjnë bandat, të dhënat e qytetarëve iu dorëzuan organizatave kriminale

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisjes aktuale, duke deklaruar se Shqipëria është shtyrë qëllimisht drejt një modeli ku krimi i organizuar kontrollon shtetin.
Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.
Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.
5 ORE ME PARE
“Tentativë për sekuestrim ilegal personi”, Arben Ahmetaj zbulon bisedat e fshehta: Ka pasur plan për të më eliminuar fizikisht

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të rëndë publik gjatë intervistës së katërt në Syri TV, ku ka deklaruar se është kërcënuar drejtpërdrejt dhe se ndaj tij ka ekzistuar një plan kriminal për rrëmbim dhe eliminim fizik.
Sipas Ahmetajt, ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës kur ai jetonte me qira jashtë vendit dhe informacioni vjen nga burime shërbimesh.
Ahmetaj deklaroi se kërcënimet kanë qenë të drejtpërdrejta dhe personale. “Te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Pavarësisht personit, ne po flasim për një ish-ministër dhe ish-zëvendëskryeministër”, u shpreh ai, duke theksuar se statusi i tij institucional nuk e ka mbrojtur nga presioni kriminal.
Më tej, ish-zv/kryeministri zbuloi se gjatë këtij viti ka marrë informacion të verifikuar për një tentativë sekuestrimi ilegal personi.
Arben Ahmetaj: Mua te Rotondo e e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit. Jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.
Gjatë këtij viti, ka shumë të reja, ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi. Dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, kanë pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eleminimin fizik.
Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu, me demek unë kisha kaluar kufirin, pas i sipas tyre kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali. Në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësishme, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua.
5 ORE ME PARE
Rikthehet Arben Ahmetaj: Ndaj meje dhe familjes Ka vazhduar një gjenocid i thellë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë sot intervistën e katërt radhazi për Syri TV, ku ka përsëritur akuza të forta për atë që e cilëson si një fushatë të mirëorganizuar ndaj tij dhe familjes së tij.
Ahmetaj ka deklaruar se prej më shumë se një viti ka përjetuar një trajtim të paprecedent në 30 vite, duke e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
Në deklaratën e tij, Ahmetaj u shpreh se situata e tij personale pasqyron realitetin aktual shqiptar.
“Në raport me mua dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra, ashtu siç kanë ndryshuar edhe në realitetin shqiptar gjatë një viti. Ka vazhduar një genocid i thellë, i mirëorganizuar, ndaj familjes time. Këtë ua kam shpjeguar edhe juve jashtë kamerave, por e kam thënë edhe përpara kamerave, se mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në 30 vite. Faktikisht, e kam thënë që në shkurt të vitit 2023, se ekziston një strukturë gjysmëmafiose”, shprehet ai.
