Zbulohet dinamika e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Bledar Skënderaj. Motivet e konfliktit të ndodhur mes tre personave shkojnë drejt qesharakes dhe të çuditshmes.
Siç konfirmohet tashmë nga burime të sigurta nga policia e Vlorës sherri ka ndodhur pas përplasjes së një makine. Dy makinat të cilat drejtoheshin respektivisht nga Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena janë përplasur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e së hënës.
Nga përplasja e tyre ka patur vetëm dëme materiale. Pas përplasjes së dy mjeteve shtetasit Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena kanë nisur të konfliktohen, shahen me fjalë duke mos rënë dakord kush e kishte fajin dhe kush duhet të paguante dëmet e makinës. Mjeti i njërit prej tyre kishte pësuar dëmtime tek parakolpi por shumë minimale.
Në këtë moment duke parë konfliktin mes djemve ka ndërhyrë Edi Latifaj. I cili ka dal nga makina dhe është mundur të qetësojë situatën. Ai ka vendosur në vend parakolpin e makinës që kishte dal prej vendit dhe i ka thënë dy të rinjve që po ziheshin që të mos bëjnë si fëmijë.
“Skeni pse ziheni se makinat nuk kanë dëme, mos bëni si fëmijë”, tha ai.
Këtu nis të ndodh çudia. Ata të cilët po ziheshin deri në atë moment, janë bërë bashkë, dhe kanë nisur të godasin me shkelma dhe grushta autorin më pas të plagosjes së Edi Latifaj. Kanë shkuar deri aty sa e kanë përzënë deri në afërsi të shtëpisë për ta dhunuar në vazhdimësi.
Ky i fundit është futur në banesën që e kishte aty pranë, ka marrë një thikë dhe pasi ka goditur me shkelma dhe grushte Andreino Lena ka goditur me thikë në kraharor dhe qafë Bledar Skënderaj duke e lënë të plagosur rëndë.
Ai më pas është arrestuar ku i është gjetur arma e ftohtë, mjeti prerës thikë që e posedonte. Mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa Andreino Lena është arrestuar për “Moskallëzim krimi” pasi nuk ka treguar konfliktin që ka ndodhur dhe ngjarjen e plotë si dhe ka patur me vete armë të ftohtë thikë. Mbi të rëndon edhe akuza e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


