Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur sonte në një shtëpi pensionistësh në Tuzëll të Bosnjë e Hercegovinës.
Si pasojë e një zjarri, dyshohet se kanë vdekur nëntë persona.
Zjarri raportohet se përfshiu katin e shtatë të ndërtesës, ku në apartamente kishte edhe persona me aftësi të kufizuara.
Nga ana tjetër, sipas informacionit të fundit të publikuar zyrtarisht nga Qendra Klinike Universitare në Tuzla, pesë persona janë shtruar në spital dhe dy janë në njësinë e kujdesit intensiv.
Policia ka deklaruar se zjarri u lokalizua në orën 22:00 dhe hetimi do të zbulojë shkakun e saktë të zjarrit.


