Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në MRT 1, propozoi që të shqyrtohet mundësia për kufizimin e mandatit të kryetarëve të komunave.
ë kontekstin e zgjedhjeve lokale, ajo vlerëson se duhet të merret parasysh opsioni që i njëjti kryetar komune të mund të zgjidhet vetëm për dy mandate.
“Nëse ka kufizime në sistemet parlamentare, te presidentët me funksione ceremoniale, atëherë — për të qenë e sinqertë sistemi ynë i vetëqeverisjes lokale mund të cilësohet si ‘pothuajse presidencial’, me kompetenca shumë të mëdha të kryetarëve të komunave. Prandaj, ndodh diçka e pazakontë: ministra e deputetë vendosin të kandidojnë për funksionin e kryetarit të komunës,” tha Siljanovska-Davkova, njofton TS.
Sipas saj, një problem shtesë është mungesa e një pushteti ekzekutiv tjetër përveç kryetarit të komunës, në formën e një “qeverie lokale”, bordi ekzekutiv apo këshilli ekzekutiv, gjë që – siç thotë ajo – krijon koncentrim të tepruar të pushtetit.
“Kjo e bën atë të ngjashëm me modelin e presidentit amerikan një kryetar komune me pushtet të fortë. Kjo bart rrezikun, sidomos në mjedise të vogla, të asaj që unë e quaj bonapartizëm, për shkak të kompetencave të tepruara, madje edhe refeudalizim. Për më shumë se njëzet vjet kemi të njëjtët kryetarë komunash. Diku kjo quhet monarkizëm republikan,” shtoi Siljanovska-Davkova.


