Lajme

Po bën “magji” në Serie A, Reali i “ÇMENDUR” pas mesfushorit të Kombëtares

Nga mediat pranë Real Sociedad bëjnë me dije se klubi bask po monitoron me vëmendjen mesfushorin e Kombëtares Medon Berisha. “Regjisori” shqiptar po jep spektakël këtë sezon të ri me ekipin e Lecce.

Madje në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit, Berishës iu besua shiriti i kapitenit. “Shefat” e Sociedad kanë mbetur të impresionuar nga rendimenti i treguar prej 21-vjeçarit.

300600-Banner-AKi

Objektivi kryesor i klubit spanjollë do të jetë transferimi i shqiptarit në merkaton e janarit. Vlera e Berishës sipas “Transfermarkt” është 1.5 milionë euro. Tashmë do të pritet me interes pretendimet e skuadrës së Leçe-s, teksa e kanë vendosur lojtarin në qendër të projektit.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif