Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 04.09.2025, në orën 02:05, pranë kryqëzimit në Bërvenicë, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë, e kanë privuar nga liria I.S. (23) dhe N.S. (28), të dy nga Bërvenica, shkruan Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit të automjetit “BMW” me targa të Tetovës, që drejtohej nga I.S., ndërsa pasagjer ishte N.S., u gjetën rreth 100 gramë kokainë, një peshore digjitale dhe para. Personat u mbajtën në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.” njoftoi MPB.
Portalb.mk mëson se njëri nga të arrestuar është djali i inspektorit të lartë të antidrogës në Tetovë, Orce Smilevski.



