Të enjten në orën 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në tualetin e një shkolle fillore në një fshat të Gostivarit, nxënësit kanë gjetur një kuti që përmbante katër pako me lëndë të bardhë pluhur.
Punonjësit e policisë kanë dalë në vendngjarje, është kryer këqyrja dhe lënda e gjetur është marrë për procedurë të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më 02.10.2025 në orën 10:35 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.H.(43) nga Tetova. Ai dyshohet se gjatë pushimit të gjatë në një shkollë fillore në Tetovë, ka sulmuar fizikisht një nxënës 14-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovë, duke përdorur edhe një mjet metalik, ndërsa më pas me mjet të mprehtë ka kërcënuar babain e tij F.O.(43), vëllain e tij I.O.(18) dhe fqinjin e tyre A.D.(31), të cilët kishin shkuar të shihnin se çfarë kishte ndodhur. L.H. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
……
Më 02.10.2025 në orën 21:00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, punonjësit e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar, kanë privuar nga liria personin M.J.(37) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas një raportimi të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
……
Më 02.10.2025 në orën 09:00 në DPB Gostivar, një 61-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se gjatë muajit prill 2025 është mashtruar nga Sh.F. nga Tetova për shumën prej 17.740 euro. Sipas denoncimit, ata kishin rënë dakord të blinte një apartament prej tij në
Tetovë dhe i kishte dhënë paratë si kapar për banesën. Siç është raportuar, nga ajo ditë e deri në denoncim nuk kanë nënshkruar kontratën e shitblerjes për apartamentin, dhe personi e ka shmangur, kështu që ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 02.10.2025 në orën 21:35 në DPB Gostivar është raportuar se në një banesë në Gostivar është gjetur i vdekur D.M.(57) nga Gostivari. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Gostivar ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
……
Më 02.10.2025 në orën 20:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale f. Pirok- Tetovë në f. Reçicë e Vogël, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.S.(22) nga Kosova, ka goditur një punonjës policie S.A.(26) nga f. Shipkovicë e Tetovës, i cili kryente sigurimin e vendit të një aksidenti tjetër rrugorë që paraprakisht kishte ndodhur. Me këtë rast, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, këqyrja është kryer nga një ekip i këqyrjes nga SPB Tetovë.
……
Më 02.10.2025 në orën 20:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, në afërsi të Hanit të Rostushës, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.B.(49) nga f. Trnovë e Gostivarit, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, lëndime ka pësuar shoferi H.B. dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrja në vendngjarje është kryer nga një ekip i DPB Gostivar.
…..
Gjatë ditës së djeshme (30 Shtator) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar gjithsej 15 drejtues mjetesh (TE-13 dhe GV-2) për parkim të parregullt, ndërsa 13 automjete (TE) janë marrë me automjet special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 9 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-5 dhe GV-4).


