SPB Tetovë njofton se janë shqiptuar gjoba ndaj 31 shoferëve për shkak të parkimit të paligjshëm të automjeteve të tyre.
“Gjatë ditës së djeshme (10 shtator), në territorin e SPB Tetovës është zbatuar një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 drejtues automjetesh (TE-24 dhe GV-7) për parkim të kundërligjshëm, nga të cilët 14 (TE-11 dhe GV-3) janë larguar me automjetin special “Merimangë”.
Gjithashtu janë sanksionuar edhe 113 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-78 dhe GV-35)”, thonë nga SPB Teteovë.