𝗧𝗲𝘁𝗼𝘃𝗮 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗲𝗽𝗼𝗸𝗲̈𝗻 𝗲 𝗝𝘂𝗴𝗼𝘀𝗹𝗹𝗮𝘃𝗶𝘀𝗲̈: 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗮𝗻𝘁𝗶-𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿, 𝗮𝗻𝘁𝗶-𝗯𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗶𝗻𝗱𝗶𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗮 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇𝗲 𝗲 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗹𝗼𝗸𝗮𝗹!
Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim skandaloz që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve të Tetovës dhe sfidon hapur vlerat evropiane. Me votat e gjyqtarëve maqedonas, kjo gjykatë ka shfuqizuar emërimet shqipe të rrugëve të vendosura që nga viti 2007, duke rikthyer zyrtarisht simbolet e diktaturës komuniste jugosllave!
𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗶 𝗽𝗮𝘀𝘁𝗲̈𝗿 𝗔𝗻𝘁𝗶-𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿:
Heqja e emrave të kolosëve tanë si Abdyl e Sami Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, dhe fshirja e “Kongresit të Manastirit” apo “Dëshmorëve të Kombit” për t’i zëvendësuar ato me “Lenin”, “Tito” e “Ivo Lola Ribar”, është një fyerje e rëndë për çdo shqiptar. Ky është një tentativë e pastër për të zhbërë identitetin shqiptar të Tetovës.
𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗔𝗻𝘁𝗶-𝗕𝗘:
Në vitin 2019, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën që dënon rreptësisht krimet e komunizmit dhe kërkon largimin e simboleve totalitare nga hapësirat publike. Ndërsa bota demokratike ecën përpara, Gjykata Kushtetuese e kthen Maqedoninë e Veriut pas në kohën e komunizmit, duke shkelur direkt mbi parimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian.
𝗞𝘂 𝗾𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗻 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗹𝗼𝗸𝗮𝗹 𝘁𝗲̈ 𝗩𝗟𝗘𝗡-𝗶𝘁?
Përtej goditjes nga Gjykata, ajo që të dhemb më shumë është indiferenca dhe plogështia e pushtetit komunal të koalicionit VLEN në Tetovë.
Gjykata Kushtetuese u kap pas “procedurave teknike” të vitit 2007. Pyetja që shtrohet sot është: Pse VLEN-i, që ka shumicën në Këshillin Komunal dhe udhëheq Tetovën, rri e bën sehir?
Ata e kanë në dorë ligjërisht që të nisin MENJËHERË procedurën e re, të rregullt dhe të pastër ligjore për ri-emërimin e këtyre rrugëve me emra shqiptarë.
Pse pritet që vendimet anti-shqiptare të bëhen të plotfuqishme dhe reagohet vetëm me deklarata boshe në Facebook, në vend që të përdoret pushteti institucional për të bllokuar këtë rikthim të komunizmit?
Tetova nuk mund të jetë as e Titos dhe as e Leninit! Tetova është dhe do të mbetet shqiptare e me frymë evropiane. Pushteti lokal duhet të zgjohet nga gjumi i negocimeve politike dhe të mbrojë dinjitetin e qytetarëve që i votuan!

