Lajme

Zbulohet emri i dytë i agjentit të BIA’s me të cilin bashkëpunoi spiuni i dyshuar, Hysri Selimi

Është zbuluar nga mediat edhe emri i agjentit të dytë të BIA-s serbe me të cilin dyshohet se bashkëpunoi Hysri Selimi, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh. Selimi dyshohet se i jepte BIA-s informacione edhe për aktivitetet e ekstremistëve islamistë në Kosovë.

Hysri Selimi, i njohur si “Abusead Kosova”, ndodhet në paraburgim nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s serbe. Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale që ka siguruar Gazeta Insajderi zbardh detaje të takimeve të tij me agjentë serbë në territorin e Serbisë, përfshirë emrat e dy zyrtarëve të kësaj agjencie. Stanislav Karadzic i njohur me nofkën “Caki” dhe Igor Babic.

Hysri Selimi dyshohet se është rekrutuar nga Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA), duke bashkëpunuar për të dhënë informacione të ndjeshme rreth zyrtarëve të lartë politik në Kosovë, personave të përfshirë me ISIS-in, si dhe rreth institucioneve të sigurisë në vend.

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë hetimore, e cila përfshinë detaje që tregojnë aktivitetet e Hysri Selimit përgjatë vitit 2024, të nxjerra nga raporti i zbatimit të masave të fshehta hetimore nga Prokuroria Speciale.

Informacionet e lartcekura, sipas dosjes, Selimi i ka dorëzuar përmes takimeve fizike me zyrtarë të BIA’së, në territorin e Serbisë. Këto informacione, Selimi i ka bërë në këmbim të parave. Ai ishte paguar deri në 700 euro, duke i ofruar edhe telefona të mençur të cilat i ka përdorur për të komunikuar me zyrtarë të BIA’së.

Nga përgjimet e realizuara, rezulton se Selimi udhëtonte shpesh drejt Serbisë.  Sipas përgjimeve të fshehta nga telekomunikimet e hetuara nga Specialja, përmendet edhe një bisedë me një grua e cila përgjigjet në telefonin e tij.

“Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj – Serbi, se atje pe hallaktin”, thotë ajo, sipas dosjes.

“Edhe nga thirrja e datës 20.12.2024 rezulton se gruja që përgjigjet në telefonin e të pandehurit i thotë personit që e thirr “Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj: – Serbi, se atje pe hallaktin”.

Sipas dosjes, i dyshuari rezulton se disa herë ka kaluar kufirin me Serbinë, për të takuar zyrtarët e BIA’s në Serbi.

“. Në vazhdim të arsyetimit të dyshimit të bazuar, nga materiali i de lasifikuar rezulton se ky i dyshuar takohet me zyrtarët e BIA-së, e për të njëjtën ai paguhet me eruo. Edhe nga raporti policor i datës 13.06.2024 rezulton se ky i dyshuar disa herë e ka kaluar kufirin me Serbi e që është kthyer brenda ditës. Për më tepër, në raport me ekzistimin e dyshimit të bazuar, edhe nga vetë deklarimi i të pandehurit në deklaratën e tij, por edhe gjatë seancës dëgjimore, e pranon faktin se ai takohet me persona në Serbi, e që sipas tij këtë e bënë me qëllim që t’i ndihmojë njerëzit për nxjerrjen e dokumenteve”, vijon dosja./Insajderi

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png