Lajme

Zbardhen shifrat/ Sa kanë përfituar vendet e rajonit nga Plani i Rritjes së BE-së

Në maj të vitit 2024, Bashkimi Europian vuri në dispozicion të Ballkanit Perendimor një fond prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, me qëllim lehtësimin e procesit të integrimit, kryesisht atij ekonomik. Qëllimi i Planit të Rritjes është dyfishimi i ekonomisë së rajonit brenda një dekade dhe afrimi i tregut rajonal me tregun e përbashkët të BE-së para anëtarësimit të plotë. Paketa në fjalë përbëhet nga 2 miliardë euro grante (të pakthyeshme) dhe 4 miliardë euro kredi të favorshme, ku fondet kushtëzoheshin me zbatimin e reformave

Teksa kanë kaluar më shumë se tre vjet nga afati i lënë në dispozicion, sa kanë arritur të përfitojnë vendet e rajonit?

Sipas Komisionit Europian në Bruksel, zbatimi I Planit të Rritjes është duke u zbatuar, por me shpejtësi të ndryshme nga shtetet përfituese. Deri më tani, janë disbursuar 673.6 milionë euro.

Më saktësisht, Shqipëria ka përfituar 212.8 milionë euro; Serbia 167.5 milionë euro; Maqedonia e Veriut 142.1 milionë euro; Mali i Zi 91.2 milionë euro dhe Kosova 61.8 milionë euro.Të dhënat tregojnë se pavarësisht se procesi vijon, vendet po përfitojnë me shtëjtësi të ndryshme, cka dëshmon edhe për ecurinë e reformëve, pa të cilat integrimi në BE do të jetë i pamundur.

3sgIgLJ.png