Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se do të mbështeste nominimin e Presidentit Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe në rast se ai arrin të përfundojë luftën në Ukrainë pa lejuar Rusinë të mbajë territoret e pushtuara.
Deklarata e Clinton vjen ndërsa takimet ndërkombëtare dhe negociatat për paqe për Ukrainën janë në fokus global.
Ajo nënvizoi se një marrëveshje e tillë duhet të respektojë sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe të mos i japë Moskës asnjë avantazh territorial.
Ky koment i Clinton ka shkaktuar reagime të ndryshme në politikën amerikane dhe ndërkombëtare, duke rikthyer në vëmendje rolin e Trump si një aktor kyç në diplomacinë globale për paqen.