Lajme

Trump: Kam marrë një vendim për raketat Tomahawk në Kiev

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë me dije se do t’i japë Kievit raketa Tomahaëk. Presidenti amerikan nuk dha detaje, por shtoi se do të donte t’u “bënte disa pyetje” ukrainasve se si kanë ndërmend t’i përdorin raketat dhe se nuk dëshiron “një përshkallëzim”.

"Kam marrë një vendim.", tha ai shkurtimisht.

Një ditë më parë Rusia akuzoi Evropën dhe NATO-n se po bëheshin gati për përballje ushtarake. Një koment i tillë erdhi mes akuzave për ndëhyrje me dronë dhe avionë luftarakë në disa vende evropiane. Këtë deklaratë e bëri zëvendësministri i jashtëm rus Alexander Grushko teksa po fliste për një përshkallëzim të mundshëm.

“Rreziqet [e përshkallëzimit] janë shumë të larta. Ne shohim se Evropa është në rrugën e përshkallëzimit. Kjo reflektohet në ndihmën në rritje që vendet perëndimore po i ofrojnë Ukrainës, duke dërguar armë gjithnjë e më vdekjeprurëse. Kjo reflektohet edhe në situatën ushtarako-politike në krahun lindor të NATO-s, ku numri i ushtrimeve po rritet. Këto ushtrime po bëhen gjithnjë e më agresive, me skenarë të operacioneve ofensive të zbarkimit dhe rritjes së zbulimit ajror. “, u shpreh ai.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png