Lajme

Studim i UKIM: Fitimi i EVN Maqedoni është plotësisht i riinvestuar në ekonominë vendase

Shkup: Studimet socio-ekonomike të realizuara nga Fakulteti Ekonomik – Shkup dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike me rastin e 20-vjetorit të pranisë së EVN Maqedoni në tregun maqedonas, konfirmojnë rolin e rëndësishëm të kompanisë në zhvillimin e ekonomisë dhe sektorit energjetik në vend. Sipas analizave, i gjithë fitimi i realizuar në 20 vitet e kaluara ka mbetur në vend dhe është riinvestuar në ekonominë kombëtare. Studimi konkludon se asnjë euro nuk i është paguar kompanisë mëmë, përballë mesatares së investitorëve të huaj në vend, të cilët mesatarisht transferojnë jashtë vendit 70% të fitimit të tyre. Konkretisht, 100% e fitimit të EVN Maqedoni drejtohet drejt investimeve të reja dhe zhvillimit lokal, duke u riinvestuar plotësisht në modernizimin e rrjetit elektrodistributiv, implementimin e teknologjive bashkëkohore, investime në burime të ripërtëritshme të energjisë, digjitalizim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për konsumatorët. Në kuadër të promovimit të studimit mbi ndikimin socio-ekonomik dhe energjetik të EVN në Maqedoni, më 29 prill në Shkup u mbajt edhe një panel-diskutim i moderuar nga profesoresha Nikica Mojsova-Blazhevski. Në diskutim morën pjesë profesorët Kiril Jovanovski dhe Aleksandra Janeska-Iliev nga Fakulteti Ekonomik – Shkup, si dhe profesoreshat Aleksandra Krkoleva-Mateska dhe profesori Mirko Todorovski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike. Panelistët theksuan treguesit kyç që e kanë përcaktuar zhvillimin e kompanisë gjatë dy dekadave të fundit dhe potencuan se në këtë periudhë EVN Maqedoni ka realizuar investime totale prej 837,46 milionë eurosh, ndërsa për çdo një euro të shpenzuar për furnizime nga ana e kompanisë, ekonomia maqedonase gjeneron edhe 0,58 euro vlerë shtesë. Njëkohësisht, janë ndërtuar 5.561 kilometra rrjet i ri dhe janë rekonstruuar 3.056 kilometra rrjet ekzistues, si dhe janë ndërtuar 1.368 dhe modernizuar 1.761 trafostacione. Studimi evidenton edhe trendet pozitive në menaxhimin korporativ dhe digjitalizimin, ku pjesëmarrja e grave në pozita drejtuese ka arritur në 29,1%, humbjet në rrjet janë ulur nga 24% në 14%,

ndërsa pothuajse gjysma e të gjitha transaksioneve, përkatësisht 49,7%, realizohen përmes kanaleve digjitale.

3sgIgLJ.png