Lajme

Protestë për të mbrojtur parimin “Pacta Sunt Servanda”

Nga Vlona Pollozhani

Protesta e studentëve në 6 prill është një thirrje e qartë për reflektim mbi stabilitetin politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut. Një nga shtyllat më delikate të shtetndërtimit është barazia gjuhësore si parakusht për bashkjetesë.

Baza kushtetuese dhe burimi i se drejtës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është Marrëveshja e Ohrit (amendamenti V). Ky status sanksionon parimin e barazisë efektive dhe karakterin shumetnik të shtetit, duke e shndërruar përdorimin e gjuhës nga një çështje identitare në një normë imperative (jus cogens).

Çdo tentativë për kontestimin apo reduktimin e kësaj të drejte përmes interpretimeve të ngushta juridike, cenon parimin e “pacta sunt servanda” (marreveshjet duhet te zbatohen) në raport me marrëveshjet shtetndërtuese, i cili eshte parim qe perben shtyllen e sigurise juridike .

Sipas parimit “pacta sunt servanda”, interpretimi i ligjit duhet bërë gjithmonë në favor të realizimit të qëllimit të tij.

(Autorja është profesoreshë universitare)

3sgIgLJ.png