Lajme

Policia kap me drogë një nxënës në një shkollë të Tetovës

Më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00 në një shkollë fillore në Tetovë, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë nga një nxënës në shkollë. Pas kësaj, i mituri, prindi i tij dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në Qendrën për çështje Sociale të Tetovës për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të çështjes, në konsultim me prokurorin publik, do të përgatitet një parashtresë e përkatëse.

Më datë 20.05.2025 në orën 11:50 në Stacionin Policor të Tetovës, M.R. (42) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 11:00 në zyrën e tij avokatore, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-

juridike, T.R. (50) dhe T.A., të dy nga Tetova, u sollën në mënyrë agresive dhe e kërcënuan. Sipas raportit, ata janë të pakënaqur me pastrimin e pronës që pretendojnë se ishte e tyre, por nuk posedojnë asnjë dokument, ndërsa ai ka një prokurë për përfaqësim ligjor nga pronarët B.A. (46), M.A. (39) dhe I.A. (43), të gjithë nga fshati Bozovcë i Tetovës, të cilët posedojnë fletë pronësie dhe aktualisht ndodhen jashtë vendit. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

……

Më datë 20.05.2025 në orën 19.55, në SPB Tetovë, I.F. (37) nga Tetova ka raportuar se në një turnir në një shkollë fillore në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i tij i klasës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

……

Më datë 20.05.2025, në orën 10:40 efektivët e policisë së NJP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personin S.A.(48) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke përdorur një objekt prej druri. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 20.05.2025 në orën 21:40 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin D.E. (29) nga Gostivari, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai kishte kërcënuar personin M.R. (41) nga Gostivari për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të ndërsjella. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 20.05.2025 në orën 23:35 në Stacionin Policor të Tetovës, një vajzë 19-vjeçare nga zona e Tetovës ka raportuar se personi A.”pnj” (30) nga Tetova në automjetin e tij, në të cilin udhëtonin ajo dhe shoqja e saj, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

……

Më datë 20.05.2025 në orën 10:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevard e ,,Ilindenit” në Tetovë, një automjet pasagjerësh BMW me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.A. (19) nga Tetova kishte goditur këmbësorin I.F.(81) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda të

konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

……

Gjatë ditës së djeshme (20 maj), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan për shkelje gjithsej 36 drejtues mjetesh (TE-28 dhe GV-8) pët parkim të parregillt, prej tyre 27 (TE20 dhe GV-7) janë marrë nga shërbimi komunal i merimangës. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 89 shkelje tjera në trafik (TE-46 dhe GV-43).

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png