Lajme

Petkovski: Po, provimi Jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe

Nga Aleksandar PETKOVSKI

Dje, Unioni i Studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” na dorëzoi një letër neve profesorëve, në të cilën kërkon mbështetje për realizimin e qëllimit të tyre – dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Si jurist dhe profesor i administratës publike, duhet të them se studentët kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe!

Lexoni Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gazeta Zyrtare nr. 7/2019 nga data 14.01.2019, veçanërisht nenet 1 dhe 2, dhe gjithçka do t’ju bëhet e qartë.

Pse deputetët në vitin 2019 votuan ligjin me të cilin qytetarëve u dhanë të drejtën ta përdorin gjuhën shqipe në të gjitha procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive dhe të tjera, dhe si menduan ta zbatojnë këtë në jetën e përditshme? Kjo është pyetje për të cilën duhet të japin përgjigje ata që e kanë miratuar ligjin.

Profesori Svetomir Shkariq na thoshte se “ligji miratohet me dorë që dridhet”, ndërsa tek ne shumë ligje miratohen “me nxitim” (të tillë do të jenë edhe situata me sjelljen të ligjeve aktuale për arsimin e lartë, së pari do t’i votojmë, pastaj do ta vrasim mendjen si t’i zbatojmë, e pastaj do t’i ndryshojmë – është e rëndësishme të kemi diçka me çfarë të merremi)!

Të kthehemi te Ligji për përdorimin e gjuhëve. Është votuar një zgjidhje ligjore që në praktikë është e vështirë, madje gati e pamundur të zbatohet, sepse për ta zbatuar ashtu siç është shkruar, duhet të sigurojmë funksionim plotësisht dygjuhësh në maqedonisht dhe shqip në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe në të gjitha procedurat. A mundemi?

Studentët e drejtësisë janë djem dhe vajza të mençura, të cilët ne i mësojmë se sundimi i ligjit është më i rëndësishmi, dhe ja, ata kanë gjetur hapësirë për të kërkuar që parimi i sundimit të ligjit të zbatohet – a mund të zemërohemi me ta për këtë?

Zgjidhja? Le të supozojmë se provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, por pasi studenti ta kalojë, duhet të regjistrohet në Regjistrin e Avokatëve, dhe njohja e gjuhës maqedonase shfaqet sërish si kusht. Në fund të fundit, aktualisht i gjithë aparati juridik dhe administrativ është projektuar dhe vendosur të funksionojë kryesisht në maqedonisht.

A është protesta hapi i duhur? Hmmm, nuk jam shumë i sigurt, por protesta është e drejtë demokratike dhe pyetje për të cilën vendosen organizatorët.

Në çdo rast, protesta përsëri e ngre çështjen e shkallës së përdorimit faktik të gjuhës shqipe si gjuha zyrtare. Nuk ka përgjigje të lehtë për këtë pyetje, ndërsa përgjigjja afatgjatë kërkon konsensus kombëtar dhe duhet të adresojë nevojat e qytetarëve.

(Autori është Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Nëna Terezë”)

3sgIgLJ.png