Lajme

Përparim Avdili me prejardhje nga Maqedonia propozohet për kryebashkiak të Cyrihut

Përparim Avdili është propozuar nga bordi i partisë Partisë Liberale (FDP) për kryetar të bashkisë së Cyrihut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, Avdili ka treguar se vjen nga një familje emigrantësh por se është rritur në Cyrih.

“Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu” – ka shkruar ndër të tjerash Avdili.

Ai ka falënderuar bordin e FDP-së për besimin e dhënë.
“Unë dua që Cyrihu të zhvillohet më tej. Që Cyrihu të përparojë. Që më në fund Cyrihu të perceptohet si një metropol” – ka thënë ndër të tjera Avdili.
Avdili ka prejardhje nga Fshati Llojan i Likovës në Maqedonisë së  Veriut.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png