Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se përmbysja e regjimit në Iran është e vetmja mënyrë për të eliminuar kërcënimin nga Teherani. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi gjithashtu Iranin për pasojat e një sulmi ndaj Izraelit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po zhvillon fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të fundit të tetorit, deklaroi sot se përmbysja e regjimit iranian është e vetmja mundësi për të eliminuar kërcënimin që vjen nga Teherani.
“Ekziston vetëm një mënyrë për ta eliminuar këtë kërcënim njëherë e përgjithmonë: përmbysja e regjimit iranian. Këtë urdhër i kam dhënë ushtrisë, Mossadit dhe shërbimeve të sigurisë”, deklaroi Netanyahu gjatë një tubimi me mbështetësit e tij në Dimona.
Prej vitesh, Netanyahu e akuzon Teheranin se synon të sigurojë armë bërthamore.
“Regjimi iranian nuk e mori mësimin”, shtoi ai.
Sipas Netanyahut, udhëheqësi aktual suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, “vendosi të ndiqte gjurmët e babait të tij”, i cili u vra në ditën e parë të luftës.
“Ai hoqi siguresën e granatës dhe Irani po përpiqet sërish të zhvillojë bomba vdekjeprurëse”, pretendoi kryeministri izraelit.

