Lajme

Lëvizje për paqe gjatë dimrit? Zelensky zbulon planin që po shqyrton SHBA

Presidenti ukrainas thotë se Uashingtoni po shqyrton mundësinë që Kievi dhe Moska të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës, paralelisht me rifillimin e negociatave për një marrëveshje më të gjerë paqeje.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë që Ukraina dhe Rusia të ndërmarrin masa për uljen e tensioneve gjatë dimrit, ndërsa në të njëjtën kohë të rifillojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje.

Këtë e deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për “Axios”.

Sipas Zelenskyt, presidenti rus Vladimir Putin po mbështetet te një tjetër dimër i ashpër me synimin për të dobësuar Ukrainën. Megjithatë, presidenti ukrainas vlerëson se Kremlini nuk dëshiron të përkeqësojë marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.

Përshtypja ime është se Putin ka nevojë për Trumpin”, tha Zelensky, duke shtuar se udhëheqësi rus “nuk dëshiron ta kundërshtojë atë”.

I pyetur nëse beson se Putin mund të jetë i gatshëm t’i japë Trumpit një sukses diplomatik përpara zgjedhjeve amerikane, Zelensky u përgjigj shkurt: “Po”.

Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të gjetur një rrugë drejt uljes së luftimeve dhe një marrëveshjeje më të gjerë mes Moskës dhe Kievit.

3sgIgLJ.png