Lajme

Kush e tradhtoi Ali Khamenein?!

Takimi sekret i Ali Khameneit me këshilltarët e tij të ngushtë u dekonspirua nga brenda strukturave iraniane. Edhe pse mbledhja ishte konfidenciale, informacioni për vendin, orarin dhe pjesëmarrësit dyshohet se iu transmetua shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.

Vdekja e Ali Khamenei, ishte një goditje shumë e fortë për regjimin e ajatollahëve.

Një deklaratë nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, e transmetuar nga disa kanale shtetërore radio-televizive, konfirmoi se Ayatollah Khamenei u vra në zyrën e tij herët në mëngjesin e së shtunës.

Sipas raportimeve, Ali Khamenei kishte një takim sekret me këshilltarët e tij të ngushtë në pallatin e tij në Iran.

Megjithëse takimi ishte konfidencial, dikush dyshohet se ia ka transmetuar informacionin shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.

Agjentët e Mossad-it thuhet se morën detaje nga brenda qeverisë iraniane lidhur me vendin ku do të mbahej takimi i Khameneit, orarin dhe personat që do të merrnin pjesë. Udhëheqja e lartë e Iranit ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim brenda kompleksit presidencial në orën 9:00 sipas kohës lokale të së shtunës.

Edhe pse sipas ekspertëve sulme të tilla kryhen zakonisht gjatë natës, pas marrjes së informacionit Izraeli ndryshoi planin fillestar dhe nisi sulmin menjëherë në mëngjesin e së shtunës.

Sipas mediave izraelite, trupi i tij u gjet në rrënojat e ndërtesës së kompleksit presidencial.

Informacionet për eliminimin e Khameneit janë ende në fazë të hershme, ndërsa lidhur me përfshirjen e Mossad-it, siç premton një analizë e “The Jerusalem Post”, kur të zbulohen të gjitha detajet “do të bien nofullat”, duke theksuar se diktaturat rrëzohen nga brenda.

Niveli i mashtrimit, inteligjenca e saktë, cilësia e ekzekutimit, kreativiteti. Fakti që Izraeli kishte një fotografi të trupit të Ali Khameneit është i paimagjinueshëm. Kjo duhet t’u qartësojë gjërat ajatollahëve që janë ende atje dhe situatës së tyre”, theksohet në publikim.

Nga ana tjetër, “New York Times” zbulon se operacioni u parapri nga bashkëpunimi mes CIA-s dhe Mossad-it. Agjencia amerikane e inteligjencës kishte ndjekur Khamenein për muaj me radhë, duke krijuar një panoramë të plotë të lëvizjeve dhe rutinës së tij, sipas burimeve që njohin operacionin.

Më pas, agjentët mësuan se një takim i zyrtarëve të lartë iranianë do të mbahej të shtunën në mëngjes në një kompleks udhëheqës në zemër të Teheranit. Më e rëndësishmja, CIA mori informacion se lideri suprem do të ishte i pranishëm në zonë.

Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale se aty ndodhet trupi i Khameneit, por nuk është konfirmuar zyrtarisht

3sgIgLJ.png