Lajme

Kapen tre tetovarë me pistoleta dhe drogë

Me datë 09.06.2025 në ora 17.10 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R.(61), të gjithë nga Tetova.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një pistoletë e kalibrit 9 mm, një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, dy karikatorë bosh, 100 fishekë të kalibrit 9 mm, disa pako me lëndë pluhur të bardhë, tableta, një celular dhe sende të tjera që dyshohet se vijnë nga vepër penale.

Personat janë ndaluar në komisariat dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png