Lajme

Kapen dy persona të cilët dyshohen për përfshirje në të shtënat me armë në Tetovë

Policia e Tetovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen té kenë lidhje me të shtënat që ndodhën më 26 maj në rrugën 111 .

Personat e arrestuar janë D.M(18) dhe një i mitur 15-vjeçar, të dy nga fshati Gajre i Tetovës.

Prokuroria është informuar për rastin, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet të ngrihen kallëzime penale për rrezikim të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Më datë 28.05.2025 në orën 10:05 në Tetovë në rrugën ,,Savo Tasevski” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh. (33) nga lagja Drenovec e Tetovës, duke vepruar sipas një raportimit të mëparshëm se një ditë më parë rreth orës 23:40 në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pas një grindjeje verbale, e ka sulmuar atë me thikë personin A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, duke i shkaktuar lëndime trupore. B.Sh. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 28.05.2025 në orën 21:20, efektivët e policisë të SPB-Tetovë në një qendër tregtare në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë privuar nga liria personin M.K. (37) nga fshati Negotinë e Gostivarit, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një qese me një substancë pluhur të bardhë. Ai po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 28.05.2025 në orën 19:30, efektivër e policisë nga NjP-Kodra e Diellit, në fshatin Shipkovicë të Tetovës kanë privuar nga liria personin R.A. (41) nga fshati Shipkovicë, i cili në orën 11:40 u denoncua nga një grua 51-vjeçare nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim të regjistruar në rajonin e Tetovës, se gjatë ditës së kaluar kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 12-vjeçare, ndërsa ajo po kthehej nga shkolla. Sipas raportimit, ai e kishte ngacmuar edhe më parë vajzën disa herë, dhe pasi denoncuesja shkoi në shtëpinë e tij, ai e kishte sulmuar atë me një objekt druri. R.A. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 27.05.2025, nga ora 11.00 deri në orën 12.00, yzrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, kanë konstatuar veprën penale “Shërbim transporti publik pa pasur leje përkatëse”, e dënueshme sipas nenit 284-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjeti pasagjerëve ,,Opel Astra” me targa të Tetovës, i

drejtuar nga J.Xh. (59) nga Reçica e Vogël, automjetit të pasagjerëve ,,Passat” me targa të Tetovës i drejtuar nga Z.M. (54) nga fshati Reçica e Vogël dhe një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga B.M. (39) nga fshati Neproshten.

Pas dokumentimit të rasteve, për ata do të përgatiten parashtresa përkatëse.

……

Bastisje në zonën e Gostivarit, u gjetën pushkë dhe fishekë

Më datë 28.05.2025 në orën 13:45, pas një urdhri gjykate, zyrtarët e policisë nga DPB Gostivar kanë kryer një bastisje në shtëpinë dhe lokalet e tjera të personin R.A. (66) në fshatin Raven, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paligjshëm i armëve ose substancave shpërthyese” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit, u gjetën një pushkë dhe shtatë fishekë, për të cilat ai nuk kishte leje. Me personin R.A. është kryer një intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 28.05.2025 në orën 12:25 në SPB të Tetovë, A.S. (19) nga fshati Prelubishtë, ka raportuar se rreth orës 10:00 ndërsa po ecte në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, para një objekti hotelierik, është sulmuar fizikisht nga një e mitur 16-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……

Më datë 28.05.2025 në orën 20:50 në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin R.S. (32) nga fshati Padalishtë, i cili është raportuar nga F.H. (18) nga Gostivari se rreth orës 20:30 para një dyqani veshjesh sportive, ka filluar të grindet verbalisht dhe ta kërcënojë dhe më pas para një objekti hotelierik ka tentuar ta sulmojë me thikë. R.S. është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, gjatë së cilës i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.

……

Gjatë ditës së djeshme (28 maj), është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 35 shoferë (TE-21 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të papërshtatshëm, nga të cilët 18 (TE-10 dhe GV-8) u tërhoqën nga mjeti

special merimangë. Janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-39 dhe GV-26)

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png