Lajme

Grekët e arrestojnë Ace Ciganin, kriminelin famëkeq nga Shkupi

Në Greqi është arrestuar Aco Bocevski, i njohur si Ace Cigani. Pas disa vitesh ikjesh e fshehje, Cigani është kapur nga policia greke dhe tashmë janë informuar autoritetet e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.

Bëhet fjalë për një kriminel yëtë shumëkërkuar i dënuar me disa vite burg për vrasje, tentim vrasje dhe vepra tjera të rënda penale.

Mes veprave të rënda penale, Aco Bocevski, i njohur si Ace Cigani, ngarkohet se në vitin 1998, kishte vrarë me gjakftohtësi shkupjanin Seat Ibraimi me disa të shtëna nga pistoleta. Vrasjes i kishte paraprirë një ndjekje disa minutëshe me vetura nëpër rrugët e Shkupi.

Automjeti “Mercedes”, i cili drejtohej nga Ibraimi, kishte dalë nga rruga pranë ndërtesës së Kompanisë së Sigurimeve “Q-B”, ndërsa menjëherë pas tij kishte ndaluar “Korveta” që drejtohej nga Cigani. Ky i fundit kishte dalë nga makina, e kishte drejtuar armën ndaj rivalit të tij dhe e zbrazur karikatorin.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png