Lajme

Gjendja e krizës për derivatet pritet të zgjatet deri në prill të vitit 2027

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i jep dritë jeshile propozimit për vazhdimin e gjendjes së krizës së naftës deri në prill të vitit të ardhshëm. Propozim vendimin për ndryshim të vendimit vazhdimit të gjendjes së krizës ky komision e dërgoi në procedurë të mëtejshme, ndërsa sipas arsyetimit të ministrit të mbrojtjes Vllado Misajllovski, vendimi duhet të ndryshohet për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e vendit. Teknikisht, parashikohet që ne këtë vendim, fjalët nga 20 tetori 2026, zëvendësohet me fjalët 20 prill 2027.

3sgIgLJ.png