Lajme

Familja DioGuardi do të nderohen me titullin “Doctor Horonis Causa” nga UT-ja

Universiteti i Tetovës (UT) ka vendosur të nderojë çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky vendim është marrë për të vlerësuar kontributet e tyre të jashtëzakonshme në themelimin dhe zhvillimin e UT-së, si dhe angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Emrat e çiftit DioGuardi janë të lidhur ngushtë me historinë e themelimit të UT-së, e cila është shoqëruar me përpjekje, mund, dhimbje dhe sakrifica të shumta, një rast specifik në historinë e arsimit të lartë, jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png