Lajme

Dëshmia tronditëse e adoleshentes: U përdora për të lindur foshnjën e Epstein, ma rrëmbyen pak minuta pas lindjes

Një nga akuzueset adoleshente të Jeffrey Epstein ka pretenduar se ishte përdorur si një “inkubator njerëzor” për të lindur një fëmijë të tij, dhe se foshnja iu mor vetëm pak minuta pas lindjes, raporton “New York Post”.

Ky pretendim është përmendur në dokumentet e fundit të publikuara në lidhje me Epstein, ku një shënim ditari përshkruan se vajza dyshohet se lindi rreth vitit 2002, kur ishte vetëm 16 ose 17 vjeç.

Sipas shënimit, ajo shkruan se kishte vetëm 10–15 minuta kohë për ta mbajtur dhe ushqyer foshnjën përpara se ta merrnin.

Dokumentet përmendin gjithashtu se Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Epstein, dyshohet se ishte e pranishme gjatë lindjes.

Jeffrey Epstein ndër vite u bë një financier amerikan, shumë i pasur dhe shumë i lidhur me njerëz të pushtetshëm. Zyrtarisht merrej me investime. Në realitet u bë i famshëm për një nga skandalet më të rënda të abuzimit seksual në dekadat e fundit.

Ai akuzohej se për vite me radhë kishte krijuar një rrjet trafikimi dhe shfrytëzimi seksual të vajzave të mitura. Vajzat rekrutoheshin me premtime pune apo parash dhe dërgoheshin në rezidencat e tij në SHBA, Karaibe dhe gjetkë.

Ajo që e bën çështjen edhe më të rëndë është rrethi i tij shoqëror. Epstein kishte kontakte të drejtpërdrejta me politikanë, biznesmenë, akademikë, figura mbretërore dhe njerëz shumë me ndikim ndërkombëtar.

3sgIgLJ.png