Lajme

Arrestohet shoferi nga Tetova, u kap me 160km/h

Me datë 08.06.2025 në ora 17.43 në magjistralen Tetovë – Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë kanë privuar nga liria V.M. (24) nga fshati Pirok i Tetovës .

Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, punonjësit e policisë konstatuan se V.M. ka qenë duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi 162 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Personi është dërguar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png