Më 28.06.2025 në orën 22.26 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria S.N. (52) nga fshati Zhilçe, rajoni i Tetovës.
Gjatë një kontrolli të trafikut, nëpunësit policorë konstatuan se S.N. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Mazda” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 2.63 promilë alkool.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër S.N. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297 – a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.