Lajme

Trump ndryshon mendje për Kubën: Nuk ka nevojë për përshkallëzim, regjimi po shembet

Presidenti amerikan Donald Trump përjashtoi mundësinë e një përshkallëzimi të tensioneve me Kubën, ndërsa komentoi për herë të parë padinë penale të ngritur në SHBA kundër ish-presidentit kuban Raul Castro.

Nuk do të ketë përshkallëzim. Nuk mendoj se është i nevojshëm. Ai vend po shembet”, deklaroi Trump para gazetarëve gjatë kthimit nga Connecticut.

Presidenti amerikan e cilësoi gjithashtu si “një moment shumë të rëndësishëm” procedimin penal ndaj 94-vjeçarit Raul Castro, i cili pasoi vëllanë e tij Fidel Castro në udhëheqjen e Kubës.

Është një moment shumë i rëndësishëm, jo vetëm për kubano-amerikanët, por edhe për njerëzit që erdhën nga Kuba, që duan të kthehen në Kubë dhe të shohin familjet e tyre”, tha Trump.

Raul Castro akuzohet nga drejtësia amerikane për përfshirje në rrëzimin e dy avionëve me emigrantë kubanë në vitin 1996 nga një avion luftarak i forcave ajrore kubane. Në atë periudhë, Castro mbante postin e ministrit të Mbrojtjes së Kubës.

3sgIgLJ.png