Lajme

Dhëndri vret nusen në mes të dasmës

Një 55-vjeçar u arrestua nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, në ditën e dasmës. Mes çiftit lindi një sherr gjatë ceremonisë, që u pasua me të shtëna me armë, ndërsa viktimë ka mbetur Nazila Duenas Nascimento, 34 vjeçe. Policia arrestoi bashkëshortin e saj, 55-vjeçarin, Daniel Barboza Marinho. Krimi ka ndodhur në Sao Paulo në Brazil.

Sipas policisë, Marinho qëlloi Nazilën dhe u largua nga festa e dasmës që po zhvillohej në Campinas, São Paulo, përpara se të kthehej dhe të hapte zjarr ndaj saj.

Dhëndri u arrestua menjëherë më pas dhe po mbahet nën dyshimin për vrasje. Policia zbuloi se Nazila kishte tre fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Sipas policisë, një debat i ashpër shpërtheu mes tyre në festë.

Dhëndri vret nusen në mes të dasmës
Dhëndri vret nusen në mes të dasmës

Marinho, i cili punon si oficer i policisë bashkiake, thuhet se u përlesh me gruan e tij. Të afërmit e tmerruar arritën t’i largonin fëmijët nga vendi i ngjarjes përpara se situata të përshkallëzohej. 55-vjeçari dyshohet se nxori armën e tij të shërbimit dhe qëlloi Nazilën përpara se të ikte.

Dëshmitarët okularë u thanë autoriteteve lokale se pak kohë më vonë ai u kthye dhe qëlloi përsëri gruan e tij të sapomartuar.  Ekipet e shpëtimit menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur atë në jetë.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, gruaja ndërroi jetë nga plagët e marra. Marinho shërben si roje bashkiake, ose polic që patrullon hapësirat publike.

Dhëndri vret nusen në mes të dasmës

Sipas mediave lokale, ai kishte punuar në Gardën Bashkiake të Cabindës që nga viti 1998. Policia tha se dhëndri i kontaktoi vetë autoritetet pas të shtënave.

Në një deklaratë, Roja Bashkiake lokale tha se shpreh trishtimin e saj të thellë për incidentin dhe riafirmon angazhimin e saj për të luftuar të gjitha format e dhunës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta në të cilat ndodhi incidenti i përgjakshëm.

3sgIgLJ.png