Lajme

“Do i ndryshojmë faqen Lindjes së Mesme”, çfarë po paralajmëron Benjamin Netanyahu?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku në qendër ishte Irani dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, SHBA-ja po ushtron “presion shumë të fortë ndaj Iranit”, si në planin ekonomik ashtu edhe në atë ushtarak, ndërsa dy vendet “po veprojnë në bashkëpunim të plotë”.

Duke folur për situatën në rajon, Netanyahu theksoi se objektivi i shpallur më herët për të ndryshuar balancat në Lindjen e Mesme është në proces realizimi.

“Ju premtova se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së Mesme dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë”, u shpreh ai.

Në një deklaratë të veçantë, po për The Jerusalem Post, Netanyahu tha se është duke u arritur një “paqe historike” midis Izraelit dhe Libanit. Ai theksoi se Hezbollahu po përpiqet ta pengojë këtë proces, ndërsa Izraeli, sipas tij, ruan “liri të plotë veprimi” për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Kryeministri konfirmoi se operacionet ushtarake izraelite në territorin libanez vazhdojnë, duke shtuar se qëllimi mbetet rikthimi i sigurisë për banorët në veri të Izraelit.

3sgIgLJ.png