Në laboratorin e fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Tetovës, u promovua paisja për detektim të pesticideve në ushqime. Kjo paisje është donacion nga Ministria e Bujqësisë, në kuadër të programit për zhvillim rural, ndërsa e njëjta kushtoi 12 milionë denarë.
Rektori Jusuf Zendeli theksoi se ky është një investim i rëndësishëm për studentët e të gjitha niveleve, duke u mundësuar atyre zhvillimin e punës praktike dhe kërkimeve shkencore, si dhe forcimin e bashkëpunimit me industrinë dhe kontributin në cilësinë e ushqimit.
Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, deklaroi se pajisja reflekton përkushtimin ndaj mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe ofron mbështetje si për kompanitë që kërkojnë analiza, ashtu edhe për universitetin dhe studentët.

