Lajme

Bota merr frymë lirisht: Tërhiqet Donald Trump, armëpushim dyjavor me Iranin

Trump pranon propozimin e Pakistanit, tërhiqet nga plani për të çuar Iranin në “Epokën e Gurit”…

Bota ka marrë frymë më lirshëm…

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr përkohësisht nga sulmet ndaj Iranit, duke shpallur një armëpushim dyjavor që mund të shënojë një kthesë të rëndësishme drejt paqes në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të gjatë, Trump bëri të ditur arsyet e këtij vendimi, duke theksuar rolin e ndërmjetësimit diplomatik:

Bazuar në bisedat me Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif dhe Field Marshal Asim Munir, të cilët kërkuan që të ndaloj forcën shkatërruese që ishte planifikuar të dërgohej sonte ndaj Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit, unë pranoj të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore. Ky do të jetë një armëpushim i dyanshëm!

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë arritur tashmë objektivat kryesore ushtarake dhe janë pranë një marrëveshjeje historike.

Arsyeja për këtë vendim është se ne tashmë kemi arritur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare për paqe afatgjatë me Iranin dhe paqe në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Sipas Trump, ekziston edhe një bazë konkrete për negociata mes dy vendeve:

Ne kemi marrë një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se është një bazë e realizueshme për negociata. Pothuajse të gjitha çështjet kryesore të së kaluarës janë dakordësuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por kjo periudhë dyjavore do të lejojë që marrëveshja të finalizohet dhe të përmbyllet.”

Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se edhe Izraeli ka rënë dakord të ndalojë përkohësisht bombardimet, duke iu bashkuar armëpushimit gjatë zhvillimit të negociatave.

Ky zhvillim vjen pas një propozimi për ndërmjetësim nga Pakistani, ndërsa rajoni mbetet ende i tensionuar, me raportime për përpjekje për të ndalur sulme me raketa dhe dronë në orët e fundit.

Armëpushimi dyjavor shihet si një mundësi kyçe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje në rajon.

3sgIgLJ.png