Lajme

Ratkoceri: Argumente të “lodhta” për të mos e ndërtuar lidhjen me Shqipërinë!

UNESCO përdoret si pretekst i shpikur nga autoritetet e Maqedonisë për të mos ndërtuar vazhdimin e Korridorit 8 nga Struga deri në kufirin me Shqipërinë. Kështu e nis statusin e tij, gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ndërsa alarmon se mjetet e parapara për këtë segment po tentohet të ridrejtohen për lidhjen e fshatrave dhe mahallave etnikisht të pastra maqedonase, nga Manastiri deri në Ohër, duke prodhuar argumente të “lodhta” gjoja duhet konsultime me UNESCO-n.

Statusi i plotë i gazetarit Arben Ratkoceri:

UNESCO përdoret si pretekst i shpikur nga autoritetet e Maqedonisë për të mos ndërtuar vazhdimin e Korridorit 8 nga Struga deri në kufirin me Shqipërinë.

Mjetet e parapara për këtë segment po tentohet të ridrejtohen për lidhjen e fshatrave dhe mahallave etnikisht të pastra maqedonase, nga Manastiri deri në Ohër, duke prodhuar argumente të “lodhta” gjoja duhet konsultime me UNESCO, thu se ajo zonë është Betlehem!

Autostrada çdo ditë ndërtohen edhe mbi e nën Rome dhe Athinë pa asnjë problem, ku edhe pse këto qytete kanë histori dhe lashtësi arkeologjike të jashtëzakonshme, ku si nëntoka ashtu edhe mbi toka, çdo gur e çdo pëllëmbë përfaqëson histori, civilizim e shumëçka tjetër.

Pra edhe me Shqipërinë njejtë si me Kosovën, ka rrezistencë politike që mos të ndërtohen segmentet rrugore deri në kufi,  ku trajaktoret e rrëges natyrshëm kalojnë nëpër vise me shumicë shqiptare të Maqedonisë!

3sgIgLJ.png