Lajme

Irani paralajmëron sulme ndaj Dubait dhe Katarit, jep urdhër për evakuim

Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaran) ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për banorët e disa zonave në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në Doha, në Katar, duke paralajmëruar për mundësinë e sulmeve në orët e ardhshme.

Në një komunikatë të publikuar nga Pasdaranët thuhet se disa zona mund të bëhen objektiv i sulmeve për shkak të pranisë së oficerëve dhe ushtarëve amerikanë, të cilët sipas tyre ndodhen të vendosur në këto vende.

Për shkak të pranisë së oficerëve dhe ushtarëve amerikanë të fshehur në këto zona, disa lokalitete mund të sulmohen në orët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtin njoftim, Garda Revolucionare akuzon liderët e vendeve të rajonit se kanë strehuar forca amerikane dhe kanë lejuar që territori i tyre të përdoret për sulme kundër Iranit.

Pavarësisht paralajmërimeve tona, liderët tuaj kanë dhënë strehim për amerikanët dhe kanë lejuar që territoret tuaja të përdoren për të sulmuar Iranin”, thekson komunikata.

Paralajmërimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa Irani ka kërcënuar se do të reagojë ndaj çdo vendi që, sipas tij, ndihmon operacionet ushtarake kundër territorit iranian.

3sgIgLJ.png