Lajme

Venezuela dhe Irani, si qëndron kapaciteti i ushtrisë amerikane përballë tyre

Në Karaibe, forcat amerikane përfshinë edhe anije sulmuese amfibe, të cilat mund të përdoren si platforma për operacione me helikopterë, përfshirë misione si ai për kapjen e Maduros.

BBC Verify ka shqyrtuar këtë vit disa përqendrime ushtarake të Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosjet në Karaibe përpara kapjes së ish-presidentit Nicolás Maduro në Venezuelë. Së fundmi, vëmendja është përqendruar te prania ushtarake amerikane pranë Iranit.

Në aspektin detar, këto vendosje paraqesin ngjashmëri. Në të dyja rastet, SHBA-ja ka angazhuar një grup sulmues aeroplanmbajtësesh, i përbërë nga një aeroplanmbajtëse e shoqëruar nga tre shkatërrues, si dhe disa shkatërrues që operojnë në mënyrë të pavarur.

Në Karaibe, forcat amerikane përfshinë edhe anije sulmuese amfibe, të cilat mund të përdoren si platforma për operacione me helikopterë, përfshirë misione si ai për kapjen e Maduros.

Megjithatë, sipas analizës së BBC Verify, këto vendosje zhvillohen në kontekste strategjike të ndryshme.

Venezuela dhe Irani, si qëndron kapaciteti i ushtrisë amerikane

Venezuela ndodhet relativisht pranë territorit kontinental të SHBA-së dhe afër një baze të madhe ushtarake amerikane në Porto Riko. Ushtria venezueliane përgjithësisht konsiderohet më pak e sofistikuar dhe me kapacitete të kufizuara për mbrojtje ose kundërpërgjigje.

Irani zotëron kapacitete ushtarake më të avancuara dhe mund të godasë baza amerikane në një hapësirë të gjerë gjeografike. Në rajon, SHBA-ja mbështetet në marrëveshje me aleatë si Katari, Bahreini, Jordania dhe Izraeli për të zhvilluar operacionet e saj.

Disa prej këtyre aleatëve kanë shprehur shqetësim për mundësinë e hakmarrjes së drejtpërdrejtë nga Irani, faktor që, sipas vlerësimeve, mund të kufizojë opsionet operative të SHBA-së në rajon.

Analiza e BBC Verify thekson se, ndonëse përbërja detare e forcave është e krahasueshme, mjedisi strategjik dhe rreziqet përkatëse ndryshojnë ndjeshëm mes dy situatave.

3sgIgLJ.png