Lajme

Lëvizje politike tek FRONTI EVROPIAN, ikën njëri nga kryetarët

Sot në Shkup është mbajtur kongresi i Partisë Demokratike Turke ku kryetari i deritashëm njëkohësisht deputeti Bejxhan Iljaz është larguar nga drejtimi i partisë ndërsa kryetar i saj është zgjedhur Zylfikar Zejnula.

Në këtë kongres si mysafir kanë marrë pjesë eksponent të BDI-së nënkryetari i saj Bajram Rexhepi dhe ASH-së së Taravarit sekretari Blerant Ramadani dhe kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani.

Para disa ditësh deputeti nga rradhët e FRONTit tani më ish-kryetari Bejxhan Iljas, u shpreh i hapur për bisedime për hyrje në qeveri, por vetëm përmes negociatave direkte me kryeministrin Mickovski.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png