Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur prapa tregut të gjelbërt në Tetovë, është Daorsa Spahija nga Gjakova, studente e mjekësisë në UT.
Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.
E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.



