Lajme

Media britanike jehonë fjalës së Ramës në Londër: “Përmbledhja më e mirë për BREX-it”

Fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër ka marrë jehonë të gjerë në mediat britanike, ku është cilësuar si një prej përshkrimeve më të sakta të pasojave të BREX-it.

Portali britanik The London Economic ndau në rrjetet e tij sociale një pjesë nga deklarata e Ramës, duke e përkufizuar atë si “përmbledhjen më të mirë që është bërë ndonjëherë për BREX-it”.

“E latë Evropën sepse dëshironit më pak anije, dhe tani keni më shumë anije.
E latë Evropën sepse dëshironit më shumë investime, por tani keni më pak.
E latë Evropën sepse dëshironit më shumë lumturi, dhe tani jeni më të shqetësuar.”

Deklarata e tij është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke marrë komente pozitive nga përdorues britanikë.
Njëri prej tyre shkruan: “Në fund, Shqipëria është 100 herë më e sigurt se Britania.”

Fjalimi i Ramës në Londër është parë si një mesazh i qartë për pasojat politike dhe ekonomike që BREX-it ka sjellë për Mbretërinë e Bashkuar.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png