Tiranë – Imami Imran Hoseini 83 vjeç, me origjinë nga Ishulli Trinidad dhe Tobago është deportuar menjëherë pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se atij i është refuzuar hyrja në territorin shqiptar, pasi autoritetet e kanë cilësuar si person të padëshiruar për vendin tonë.
Sipas informacioneve, Hoseini u ndalua sapo zbriti në Rinas dhe më pas u dërgua në fluturimin e kthimit drejt vendit nga kishte ardhur. Vendimi për deportimin e tij është marrë për shkak se ai konsiderohet një rrezik për sigurinë në Shqipëri.


