Lajme

VMRO në rreth të parë fiton 15 komuna

VMRO-DPMNE në rrethin e parë të zgjedhjeve ka fituar dhe do të kenë kryetarë komunash në Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Ohër, Resnjë, Gradsko, Vasilevë, Radovish, Shtip, në Strumicë, Bosillovë, Novo Sellë, Vevçan dhe Prilep.

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të partisë, Antonio Milloshoski, duke iu referuar rezultateve preliminare nga Qendra analitike e partisë, tha se për herë të parë pas 20 viteve VMRO-DPMNE do të ketë kryetar komune në Strumicë.

Ai tha se për Qytetin e Shkupit pritjet janë se kandidati i tyre Orce Gjeorgjievski do të ketë epërsi bindëse dhe se ndoshta disa mijë vota do të vendosin nëse ai do të fitojë në rrethin e parë të zgjedhjeve.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png