Lajme

Deputeti Adnan Azizi edhe pagë deputeti edhe ministrie

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, Arben Zeqiri, ka reaguar ashpër pas publikimeve se deputeti Adnan Azizi, krahas pagës së Kuvendit, merr edhe pagë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në një postim në rrjete sociale, Zeqiri ironizon dhe shpreh mosbesim për lajmin:

“A është ky deputeti që punon për milet apo ndonjë tjetër? Sinqerisht lutem të jetë dikush tjetër, se as si oponent s’po ma merr mendja se deri në këtë derexhe kanë ra,” – shkruan Zeqiri.

Në fund të reagimit të tij, ai shton me sarkazëm:

“Du bjere t’fejkt te vedh!”

Reagimi i Zeqirit vjen në mes të një debati publik mbi angazhimet e dyfishta dhe përfitimet e zyrtarëve të VLEN-it në institucione shtetërore.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png