Shënim: 1.000 lek = 10 euro
Federata Shqiptar e Futbollit ka nxjerrë sot në treg biletat për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Anglisë, atë që mbyll fazën në grup për Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj drejt Botërorit.
Ajo mund të jetë një ndeshje vendimtare, pasi në një sfidë të tillë, mund të festohet kualifikimi për herë të parë në play-off të Botërorit. Ndaj FSHF ka menduar që çmimet e biletave për të ndjekur këtë duel, të mos jenë nga më të lirat.
FSHF ka bërë të ditur se ka hapur procesin e “rezervimit” të biletave, pasi për shkak të kërkesave të shumta, do të përdoret përsëri sistemi kompjuterik dhe shorti për të përcaktuar fituesit.
Bie në sy se tribunat pas portës kushtojnë 3500 lekë të reja, ndërsa ajo ballore ka çmime marramendëse me 9000 dhe 15000 lekë të reja. Çmimet e biletave arrijnë deri në 50 mijë lekë në pjesë të caktuar atë stadiumit.
LISTA ME ÇMIMET SIPAS TRIBUNAVE
E101, E109, E201, E202, E210, E211, N106, N206, N207, S101, S201, S202 – 2500 lekë
N101, N102, N103, N104, N105, N201, N202, N203, N204, N205, S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 – 3500 lekë
E102, E103, E107, E108, E203, E204, E205, E206, E207, E208, E209 – 9000 lekë
E104, E105, E106, W101, W107 – 15000 lekë
W102, W106 – 25000 lekë
W103, W105 – 40000 lekë
W104 – 50000 lekë
Si të aplikoni:
– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.
– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.
– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.
* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.
– Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.
– Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.
*Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.
Procesi i përzgjedhjes:
– Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.
– Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.
*Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.
– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj.
